Lajme

Hani sa më shumë shalqin, nuk do ti besoni vlerat ushqyese që ka

Shalqini është një nga frutat më të lëngshme e të shëndetshme për organizmin. Ai është jashtëzakonisht i pasur me vitamina, minerale dhe fibër. Përfitimet që njeriu merr nga shalqini janë të mëdha. Më poshtë mund të mësoni vlerat e mëdha të shalqinit dhe sigurohuni që të mos të mungojë më në tryezat tuaja. Mund ta përfshini në sallata të ndryshme të gjelbra shoqëruar me djathë sipas dëshirës.

Shëndeti i zemrës; Shalqini është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gjakut. Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.

Mbrojtje për gjymtyrët; Shalqini përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë. Disa studime, thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.

Antioksidantët; Ngjyra e kuqe e shalqinit i atribuohet likopenit, një antioksidant që ul rrezikun e radikaleve të lira apo diabetit. Shalqini përmban më shumë likopen se domatet dhe çdo perime tjetër.

Mbrojtja e lëkurës; Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën. Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli.

Shëndeti i syve; Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.

Hidratim; Sipas të dhënave, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit. Mungesa e lëngjeve dhe ujit në organizëm e drobit atë.

Zbutja e lëkurës; Shalqini përmban vitaminat A, B6 dhe C të cilat ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë e të lëmuar. Shalqinin mund ta shfrytëzoni edhe si një maskë lëkure duke përzier lëngun e tij me kos. Mbajeni 10 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Më shumë energji; Uji, antioksidantët dhe amino acidet tek shalqini e bëjnë atë ideal për njerëzit që kryejnë aktivitete fizike intensive. Shalqini përmban edhe shumë kalium, një mineral që ushqen muskujt dhe garanton më shumë energji.

Sheqeri në gjak; Niveli i glicemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.
Tretja; Njerëzit që vuajnë nga koliti nuk duhet t’i thonë ‘jo’ shalqinit sepse është një frut shumë i lehtë për t’u tretur. Shalqini është i butë dhe i lëngshëm ndaj nuk i bën dëm stomakut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button