Lajme

INSTAT tregon me shifra problemin: Gjysma e grave në Shqipëri janë viktimë e dhunës

INStAT ka publikuar raportin e fundit që lidhet me dhunën në Shqipëri. Mësohet se 1 në 2 gra kanë përjetuar dhunën në vend, 36.6% e tyre kanë treguar se po përjetonin dhunë në momentin e pyetur. Sipas INSTAT, format më të shpeshta janë kontrolli shtrëngues pasuar nga dhuna psikologjike, fizike dhe seksuale, ndërsa moshat që e kanë përjetuar më tepër janë ato nga 45-54 vjeç dhe nga 55-64 vjeç.

Dhuna, shkruhet në raport, haset më rrallë nga 18 deri në 24 vjeç. Ndërsa shihet se 46,5% e pjesëtarëve të komunitetit ku gratë e dhunuara jetojnë, sipas Institutit të Statistikave besojnë se dhuna duhet toleruar për të mbajtur familjen e bashkuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button