Lajme

Po ndërtonte pa leje, arrestohet pronari i një lokali në Ksamil

Policia e Ksamilit ka arrestuar një pronar lokali, pasi u konstatua duke ndërtuar pa leje në vendin e quajtur “4 Valltarët”.

Kryente ndërtime pa leje, vihet në pranga pronari i objektit ku po kryheshin punimet. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në Ksamil kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit R. B, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në vendin e quajtur “4 Valltarët”, Ksamil, duke ndërtuar një objekt me kostruksion metalik, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.”, njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button