Lajme
Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, vdes në spital 19-vjeçarja, në gusht do martohej

Nuk ka mundur ti shpëtojë vdekjes 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila ishte në banesën që mori flakë pas shpërthimit të bombolës në Velipojë. Ndërkohë mësohet se nëna e saj, Aleketa Gjoka dhe dy fëmijët e tjerë, vazhdojnë të luftojnë për jetën.
Informacionet e para kanë treguar se viktima ka ndërruar jetë në Itali, pasi atje u dërgua që në ditën e parë për të marrë mjekim, bashkë me familjen.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Velipojë, në hotelin 3 katësh ku familja po qëndronte. Shkak u bë rrjedhja e gazit.