Lajme

Asnjë humbje jete Covid në vend, ja sa raste të reja janë regjistruar gjatë 24-orëve

Ministria e Shëndetësisë deklaron se gjatë 24-orëve nuk ka patur asnjë humbje nga COVID në vend.

Janë kryer gjithsej 2658 testime nga ku janë regjistruar 5 raste të reja.

NJOFTIMI

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2658 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në Tiranë.

Aktualisht janë 89 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,052 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 5

Të shëruar në 24 orë 2

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2658

Testime totale 837,388

Raste pozitive 132,597

Raste të shëruara 130,052

Raste Aktive 89

Humbje jete 2,456

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button