Bota

Muaji i Euro2020, OBSH ngre alarmin: Turmat pa maska kanë përkeqësuar situatën

Situata e Covid-19 nuk është aspak e mirë në botë. Për këtë situatë, Maria Van Kerkhove, epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se ka qenë “shkatërruese” kur ka parë turma njerëzish pa maska, duke kënduar dhe brohoritur në finalen e kampionatit evropian të futbollit, Euro 2020.

Ndeshja midis Italisë dhe Anglisë u zhvillua të dielën mbrëma në një stadium të Londrës, në kohën kur varianti Delta i koronavirusit po shkakton rritje të infeksioneve gjetkë. OBSH-ja zakonisht përmbahet nga vërejtjet për politikat e shteteve anëtare, por Van Kerkhove tha se pamja e mbi 60,000 spektatorëve në stadium ishte “shkatërruese”.

Më herët, kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka mbrojtur vendimin për të lejuar më shumë se 60,000 njerëz të marrin pjesë në ndeshjen finale, duke thënë se ajo do të organizohet në “një mënyrë të kujdesshme dhe të kontrolluar, me testimin e të gjithëve që shkojnë atje”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button