Rajoni

Alarmohet” Greqia, rritje shqetësuese e numrit të të infektuarve me COVID

Në 24 orët e fundit Greqia ka regjistruar 2,065 të infektuar me Covid-19. Rritja e numrit të të infektuarve ka të bëjë me prezencës së variantit indian të koronavirusit.

Autoritetet e Shëndetit në vend bërë të ditur se si pasojë e sëmundjes, brenda ditës e humbën jetën edhe 10 qytetarë. Sa i përket situatës në spitale, së fundmi në spitalet Covid në vend u shtruan edhe 85 pacientë.

Numri total i të infektuarve në vendin fqinj që nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka shkuar në 440,872, prej të cilëve 51.2% janë burra. Kurse, bilanci i viktimave qëndron në 12,802, prej të cilëve, 95.2% kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button