Lajme

Gjendja e jashtëzakonshme në Deçan, reagon Meta: Nxis qeverinë shqiptare të ndihmojë Kosovën

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook, për gjendjen e jashtëzakomshme që është shpallur në Deçan, Kosovë. Vetëm ditën e sotme ndërruan jetën 2 persona, si pasojë e helmimit, ndërsa janë drejtuar në spital 900 qytetarë.

Me shqetësim po e përcjell situatën emergjente në komunën e Deçanit. Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të kësaj situate. Familjeve të tyre ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim më të thellë.

Me besimin e plotë se institucionet shtetërore përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet dhe po bëjnë përpjekjet e duhura për zbulimin, zbardhjen e shkaqeve dhe kapërcimin e tyre, e nxis Qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë, sipas mundësive, me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme. Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës!”, shkruan Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button