Lajme
Merkel: Nuk do të vendosim vaksinim të detyrueshëm për qytetarët

Berlin – Gjermania nuk do të vendosë vaksinimin e detyrueshëm kundër koronavirusit, tha sot Kancelarja e atij vendi, Angela Merkel.
Merkel shtoi se do të ishte më e sigurt të vaksinohen më shumë gjermanë, t’i përmbahen rregullave të distancimit dhe se sa më shumë teste të jetë e mundur duhet të ndihmojnë në parandalimin e valës së katërt të koronavirusit, raporton Reuters.
Ne nuk kemi ndërmend të shkojmë në këtë mënyrë. Nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm,” tha kancelarja gjatë një konference shtypi.