Lajme

U arrestua për tenderat, Fatos Tushe apelon vendimin, kërkon lirimin nga burgu

Ka apeluar vendimin e Gjykatës ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe.

Ky i fundit i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre ka kërkuar masë më të butë sigurie, pasi për të nuk ka prova që e implikojnë atë në abuzimin me tenderin për 240 milion lekësh, për rehabilitimin e kanalit vaditës.

Gjithashtu me kërkesë për masë më të butë sigurie Apelit i janë drejtuar edhe 10 vartësit e Tushes, të cilët u vunë në pranga rreth një javë më parë, pasi SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza, atë të “Falsifikimit të dokumenteve”, shpërdorimit të detyrës” dhe “abuzimit me tendera publike”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button