Lajme
Flakët pushtojnë veshtat e Patosit, zjarrëfikësja orë të tëra “luftë”, digjen 5 hektarë tokë

Një natë më parë, veshtat e Patosit janë pushtuar nga zjarri, që për pasojë ka djegur 5 hektarë tokë me pemë frutore e ullinj. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:00, në fshatin Kasnicë të Bashkisë së Patosit. Si pasojë janë djegur 80 pemë qershi dhe 100 rrënjë ulliri.
Policia bën me dije se edhe zjarrëfikësit e kanë pasur të vështirë fikjen e zjarrit. Pas disa orësh “luftë”, është bërë neutralizimi i zjarrit, ndërsa fatmriësisht nuk ka dëme në njerëz.