Më 19 korrik takim me Kurtin, flet Vuçiç: Nuk e di nëse do të…

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se Serbia shkon në Bruksen më 19 korrik me besimin për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Ai tha se duhet të zgjidhen disa probleme, por shprehet i pasigurt nëse do të ketë rezultat.
Duam të bisedojmë, t’i zgjidhim problemet konkrete, nga personat e zhdukur e gjithçka tjetër. Mendoj se përparimi është i nevojshëm, por nëse është i mundur, do ta shohim”, tha Vuçiç.
Ky do të jetë takimi i dytë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Në takimin e 15 qershorit, dy zyrtarët nuk janë pajtuar për asgjë, por kanë rënë dakord t’i vazhdojnë takimet.
Mosmarrëveshjet midis tyre kanë të bëjnë sidomos me forminin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.