Lajme

Policia “bllokon” rrugët në Durrës, arreston 14 të “pabindur”, pezullon 61 leje drejtimi

Policia e Durrësit ka nisur aksion në rrugë, për të parandaluar aksidentet. Mësohet se në 2 javët e para të korrikut janë arrestuar 14 persona, janë pezulluar 61 leje drejtimi, janë verndosur 78 masa administrative për rripin e siguritmit, 369 për parakalime të gabuara dhe 45 për mosvendosje të kaskës.

“Durrës/ Rrespekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë! Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetet pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, bëjnë parakalime të gabuara ose drejtojnë mjetin me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Gjatë 14 ditëve të para të muajit korrik janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas që drejtonin mjetet e tyre pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit dhe 1 shtetas tjetër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në të gjithë qarkun e Durrësit, gjatë 14 ditëve të para të muajit korrik janë vendosur 1349 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë pezulluar 61 leje drejtimi, nga këto 10 për pije alkoolike dhe 51 për shpejtësi tej normave të lejuara; Janë vendosur 78 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit; 396 masa administrative për parakalime të gabuara; 45 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Policia Rrugore Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, si dhe për këmbësorët, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

#KujdesiTëRuanTydheTëTjerët

#PoliciaAleatiYtPërSiguri

#BashkëpunoEdheTi”, njofton policia

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button