Lajme

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke iu referuar të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste të reja me coronavirus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 1,421 mostrave të testeve të kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 106.

Njoftimi i plotë:

14 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.518 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 282.180 doza të vaksinës.

Deri më sot 78.298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.421 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.509.

Në total numri i rasteve aktive është 106.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button