Lajme

Delta gjunjëzon Portugalinë, 400 raste brenda 24 orëve të fundit

Situata e Covid-19 në Portugali është përkeqësuar, që pas përhapjes së variantit Delta. Mësohet se në 24 orët e fundit vendi ka regjistruar mbi 4000 të prekur, gjysma e të cilëve është në Lisbonë.

Mediat portugeze, referuar raportit të ministrisë, shkruan se ky është numri më i lartë regjistruar që nga data 10 shkurt, kur Portugalia ndodhej në karantinë. Po ashtu, bëhet me dije se frekuenca relative e variantit Delta, e identifikuar për herë të parë në Indi, ishte pothuajse 90% . Në Lisbonë dhe rrethinat e saj si dhe në rajonin turistik Algarve në jug, Delta përbën pothuajse 100% të rasteve të reja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button