Opinione

Helmimi i 900 qytetarëve në Kosovë, infeksionisti: Është shpërthim epidemik

Kërkimet për gjetjen e shkakut që helmoi mbi 900 banorë në Deçan të Kosovës, vijojnë. Situata e krijuar që ka nisur që prej ditësh, sipas infeksionisti, Ilir Tolaj, është një shpërthim epidemik.

Është shpërthim epidemik, i një gjendje të provokuar nga një agjent i jashtëm, me gjasë edhe në bazë të simptomatologjisë edhe në bazë të të dhënave epidemike prezente dhe që janë në dispozicion ky agjent gjasat janë më të mëdha që të jetë infeksion.

Përhapja e këtyre infeksioneve në një regjion të caktuar, në fakt shumica apo pjesa më e madhe të këtyre të sëmurëve janë nga regjioni që furnizohen nja një vijë e ujit dhe ata që kanë marrë pjesë praktikisht ose që rastësisht kanë ndodhë që janë të fshatrave tjera por që ka ndodhë në periudha të caktuara të kohës në atë regjion. Prandaj, kjo e bënë jashtëzakonisht të besueshme që uji mund të jetë një prej burimeve të infeksionit. Shkaktarët edhe ata të cilët mund të përhapen me ujë janë të shumtë dhe mund të jenë edhe baktere edhe parazit, por nuk e mendoj që është kimik”, shtoi tutje Tolaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button