Lajme

Katastrofë e përmbytjeve në Gjermani, 33 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Gjermaninë perëndimore, duke shkuar në 33 numri i viktimave dhe mbi 90 të zhdukur.

Situata më e rënduar është paraqitur në qytetet Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Westphalia, ku ndërtesat dhe makinat janë futur nën ujë. Në disa qytete lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke përmbytur rrugët, ndërsa disa zona të tjera është ndërprerë edhe energjia elektrike, duke lënë pa drita mijëra banorë.

Shefi i shtetit Rhineland-Palatinate, Malu Dreyer, e përshkroi përmbytjen si një “katastrofë”.

“Ka të vdekur, të zhdukur dhe shumë njerëz ende janë në rrezik,” tha ai. “Të gjitha shërbimet tona të urgjencës janë në veprim 24 orë dhe rrezikojnë jetën e tyre”.

Kancelarja Angela Merkel, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, tha se ishte “tronditur nga katastrofa natyrore”. Shkollat janë mbyllur përreth perëndimit të vendit, ndërsa linjat e transportit janë ndërprerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button