Lajme

Vendet që e kanë bërë të detyrueshme vaksinën kundër Covid?

Moti në fundjavë, lajme të këqija për pushuesit

Vendet që e kanë bërë të detyrueshme vaksinën kundër Covid?

LAJMIFUNDIT / 15 KORRIK 2021, 11:08
Vendet që e kanë bërë të detyrueshme vaksinën

Rritja e rasteve të koronavirusit për shkak të variantit Delta si dhe procesi i ngadaltë i vaksinimit në disa shtete ka shtyrë qeveritë që të bëjnë të detyrueshme vaksinimin për personelin shëndetësor dhe grupe të tjera me rrezik të lartë.

Ndërkohë duket se vaksinimi i detyrueshëm duket se po fiton terren në të gjithë botën. Gjithnjë e më shumë vende po kërkojnë aplikimin e vaksinës ose një test negativ në aktivitete të ndryshme.

Taxhikistani nëpërmjet një dekreti të qeverisë detyron të gjithë qytetarët mbi moshën 18-vjeç të vaksinohen.

Turkmekistani është një nga vendet që gjithashtu nëpërmjet një të bërë nga Ministria e Shëndetësisë në 7 korrik, bëri me dije se vaksina kundër Covid-19 do të jetë e detyrueshme për të gjithë personat mbi 18-vjeç për sa kohë që nuk kanë komplikacione mjekësore.

Ndërsa Vatikani në 8 shkurt njoftoi se vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për qytetarët.

Indonezia në shkurt njoftoi qytetarët se ka vendosur vaksinim të detyrueshëm kundër Covid, ndërsa nga ana tjetër autoritetet njoftuan se në rast se do të ketë refuzime atëherë qytetarët do të gjobiten me 357 dollarë.

Vaksinimi i detyrueshëm për kategori të caktuara:

Italia është një ndër vendet që ka vendosi të bëjë të detyrueshëm vaksinimin për disa kategori përkatësisht për stafin e kujdesit shëndetësor, përfshirë farmacistët.

Mbretëria e Bashkuar njoftoi se se vaksinimi do të bëhej i detyrueshëm për personat që punojnë në shtëpitë e pleqve në Angli, përfshirë dhe stafin jo-mjekësor.

Australia vendosi fund të qershorit të bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid për punonjësit në shtëpitë e pleqve për punonjësit në hotelet e karantinës. Po ashtu vaksina u bë e detyrueshëm edhe për atletët australianë që udhëtojnë në Tokio, pasi anëtarët e ekipit të pa vaksinuar mund të përbënin rrezik.

Të gjithë punonjësit shëndetësor në Francë duhet të vaksinohen kundër koronavirusit ishte urdhri i autoriteteve franceze. Po ashtu kushdo që dëshiron të shkojë në kinema apo të udhëtojë më tren duhet të paraqesë një test negativ.

Polonia është një tjetër vend që nga gushti mund të vendosë vaksinim të detyrueshëm për personat me rrezik më të lartë ndaj Covid.

Nga ana tjetër presidenti rus Vladimir Putin kundërshtoi kërkesën për vaksinim kombëtar, por kryetari i Moskës në 16 qershor njoftoi se në bare, restorante, kafene duhet të lejohen qytetarë që kanë kaluar Covid apo test kundër Covid.

Kazakistani do të prezantojë planin për vaksinim të detyrueshëm , dhe personat të cilët do të kundërshtojnë do tu ndalohet kontakti me persona të tjerë.

San Francisko njoftoi se në fund të qershorit u kërkoi 35,000 punonjësve që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Vaksinimi , pothuajse i detyrueshëm:

Por veç vaksinimit të detyrueshëm për disa kategori ka edhe disa vende të cilat nuk kanë kërkuar në mënyrë zyrtare që qytetarët e tyre të vaksinohet, por masat e vendosura prioritet kanë vaksinimin me qëllim sigurimin e jetës shëndetësore.

Arabia Saudite ka udhëzuar të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat të cilët janë në punë se është me rëndësi të vaksinohen pa specifikuar ndonjë detyrim.

Që nga 1 korriku provinca Baluchistan në Pakistanin Jugperëndimor ka ndaluar hyrjen e qytetarëve të pa vaksinuar në shërbime publike, parqe , qendra tregtare dhe transport publik.

Ndërkohë në provincën Sindh nëpunësit civilë që refuzojnë nuk do të paguhen më.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button