Lajme
Lufta anti- Covid, ky vend në Europë miraton dozën e tretë të vaksinës

Qeveria hungareze mësohet se ka miratuar dozën e tretë të një vaksine kundër Covid-19. Mësohet se kjo vaksinë, nga 1 gushti, do nisë të aplikohet tek personat që do kenë nevojën. Po ashtu, bëhet me dije se qeveria do bëjë të detyrueshme vaksinat për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Lajmin e bëri me dije kryeministri Viktor Orban. Ai tha se mjekët do të vendosin se cilat vaksina duhet të marrin si dozë të tretë dhe doza e tretë duhet të merret paktën 4 muaj pas dozës së dytë. Hungaria ka regjistruar 808,661 raste dhe 30,013 viktima që nga fillimi i pandemisë.