Lajme

Përmbytjet masive në Gjermani, pas orësh torturë, shqiptari gjen dy vajzat e humbura

Shqiptari Shefik Hyseni ka marrë lajmin më të mirë nga ekipet e shpëtimit në Gjermani. Pas orësh torturë, teksa mendonte se vajzat e tij, Laureta 13 vjeç dhe të Altuna 17 vjeç mund të ishin viktimë e përmbytjeve, ai mori vesh se ato kishin shpëtuar me helikopter.

Për mediat gjermane, shqiptari tha “Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më telefonuan dhe më thanë se uji kishte hyrë tashmë në katin e parë! Hera e fundit që fola me to ishte rreth orës 21:00. Pastaj lidhja u ndërpre”.

Krejt i dëshpëruar, punëtori priti tërënatën në një urë nga e cila mund të shihte shtëpinë e tij. Por dje në orën 5.30 pasdite i erdhi lajmi që e lumturoi si kurrë: Fëmijët e tij ishin shpëtuar nga shtëpia e përmbytur me helikopter.

Ne vetëm kemi qarë në krahët e njeri- tjetrit. Tani duhet vetëm të shohim se çfarë ka mbetur nga shtëpia jonë”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button