Lajme

Akuzat nga Blinken, Berisha për mediat: Do largohem nga politika nëse nxjerrin prova kundër meje

Ish- kryeministri Sali Berisha, pas përfundimit të Kuvendit Kombetar të PD, ka folur për mediat. Ai u pyet për akuzat që i ka bërë sekretari amerikan i shtetit, Blinken. “Jo Blinken por cilido zyrtar i këtij planeti të paraqesë prova, Sali Berisha është njeriu i vendimeve më të qarta dhe të drejta, por nuk ka njeri në botë që mund të paraqesë qoftë edhe një te dhënë të vetme”, tha ai. Berisha ka lënë të nënkuptohet se largohet nga skena politike nëse i nxjerrin qoftë edhe një provë të vetme për akzuat që kanë lëshuar.

Gjithashtu, ai i rikujtoi demokratëve se PD është një armatë e fuqishme. “Jemi një armatë e fuqishme, mjafton të vendosim të përballemi me të gjitha mjetet e ligjshme kundër regjimit më të urryer pas Enver Hoxhës, që ka parë Ballkani dhe Europa”, deklaroi lideri historik i PD-së, duke shtuar se mezi pret shtatorin në Kuvend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button