Lajme

I armatosur konfliktohet me pronarin e një lokali, e pëson keq 21-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi është konfliktuar me një pronar lokali. Blutë në njoftimin zyrtar bëjnë me dije se të riut, pas kontrollit fizik iu gjet një thikë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 21 vjeç, banues në fshatin Topojë, Fier, pasi është konfliktuar me pronarin e një lokali në qytetin e Fierit dhe gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button