Show-Biz

JLo dhe Affleck do jetojnë bashkë, i kanë vënë syrin vilës luksoze 64.95 milionë dollarë

Pas lidhjes, dashurisë dhe puthjeve në public, çifti Jennifer Lopez dhe Ben Affleck e kanë çuar lidhjen në një nivel tjetër. Ata duan të blejnë një shtëpi bashkë.

Mediat rozë në SHBA raportojnë se ata i kanë vënë syrin shtëpisë 64.95 milionë dollarëshe, e vendosur ‘South Mapleton Drive’ në zonën e sipërme të lagjes ‘Holmby Hills’. Vila përbëhet nga një hapësirë gjigande me 8 dhoma gjumi dhe 12 tualete.

Disa nga karakteristikat më të mrekullueshme nga pjesa e brendshme e shtëpisë janë, një dhomë lojërash me një hapësirë prej katër pistash për të luajtur boëling, bar mbushur plot me pije, kinema, një palestër e kompletuar, parukeri, dhomë mjekësore, imitim i lojës së golfit, qilar verash me një dhomë degustimi, pishinë e brendshme dhe trajtime të plota spa duke përfshirë edhe saunën.

Pjesa kryesore e shtëpisë përfshin një suitë të madhe, tualete, dollapë gjigand, ashensor dhe një tarracë me pamje nga zona luksoze e pishinës. Ka gjithashtu një dhome pritjeje me dy dhoma gjumi, një kuzhinë të jashtme dhe një kabana.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button