Më shumë se 20 vite në pushtet, Bashar al-Assad nis mandatin e 4 si President i Sirisë

Lideri prej 20 vitesh i Sirisë, Bashar al-Assad është betuar si President për të nisur mandatin e katërt shtatë vjeçar.
Assadi më 17 korrik u bëri thirrje sirianëve të kthehen në atdheun e tyre dhe i falenderoi personat që votuan për të.
Bazuar në rezultatet zyrtare të kundërshtuara, ai fitoi 95.1 për qind të votave në zgjedhjet e 26 majit.
Siria ndërkohë është përfshirë nga një luftë civile që nga viti 2011 dhe gati gjysma e popullsisë të para luftës është zhvendosur ose ka ikur jashtë vendit.
Qeveria e Assadit është e mbështetur nga Rusia dhe Irani, të dy këto shtete që kanë dërguar forca ushtarake dhe ndihma të tjera për të gjatë konfliktit.
Assadi ka udhëhequr Sirinë nga viti 2000, pas vdekjes së babait të tij që e mori pushtetin përmes një grushti shteti në vitin 1970.