Lajme

Nuk deklaruan 232 kg mjaltë, policia ndalon 2 qytetarë në kufirin e Morinës

Policia e Kosovës ka ndaluar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë në të cilin ishin dy persona. Mësohet se këta të fundit nuk kishin deklaruar se kanë 232 kilogramë mjaltë.

Gjatë kontrollimit të hollësishëm janë hasur në 116 shishe të plastikës dy litërshe të mbyllura, të mbushura me mjaltë, sasia e mjaltës është përafërsisht 232 kilogram (e pamatur), mall i padeklaruar gjatë kalimit të kufirit shtetëror.

dyshuari që ishte pasagjer në veturë ka pranuar pronësinë e shisheve të mbushura me mjaltë. Me urdhër të Prokurorit hapet rasti “Mosdeklarim i Mallit”. Rasti i kompletuar i është dorëzuar zyrtarëve doganorë në SPK Qafa e Morinës, së bashku me mjaltën e konfiskuar për veprime të mëtutjeshme”, njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button