Lajme

Rama “acarohet” me Lelin në Vlorë, nis i mbledh vetë plehrat

Kryeministri Edi Rama është në Vlorë ditën e sotme. Në një video të publikuar në Facebook, kryeministri është ndalur në një kalçeto publike sportiv publik në qytetin e Vlorës. Aty ai pa plehrat, duke i pastruar vetë.

Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin, jo nga nderi, por nga dinjiteti i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet, por dhe një bashki. Ata që luajnë këtu, bëjnë mirë që t’i mbledhin dhe mos t’i heqin të paktën. Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë që ta pastrojnë dhe para se të lindin dielli, turistë të huaj e shqiptarë që ta shohin këtë pamje që është turp.”, tha Rama.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka pasur ‘përplasje’ në distancë me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli. Kjo gjë është parë edhe në mungesën publike të Lelit, gjatë vizitave të Ramës në qytetin bregdetar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button