Lajme

Shqiptari vritet me thikë nga fqinji i tij italian, detajet tronditëse

Një shqiptar është vrarë së fundmi në Norava, ku është qëlluar me thikë. Viktima është rreth 60-vjeç por identiteti i tij ende nuk dihet

“La Repubblica” shkruan se shqiptari është qëlluar nga një fqinji i tij italian, edhe ai rreth të 60-tave, në kulmin e një konflikti mes palëve.

Pas plagosjes, shqiptari është dërguar në spital, por ka humbur jetën pak kohë pas mbërritjes.

Autori është arrestuar.

Raportohet se ka qenë ai që ka lajmëruar policinë pas goditjes me thikë dhe ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button