Lajme
Sulmoi me thikë motrën dhe vëllanë e tij, policia arreston të riun në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Kosovë. Mësohet se një i ri ka sulmuar me thikë motrën dhe vëllanë e tij, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje të rëndë.
I riu ka përfunduar në burg.
Prishtinë 16.07.2021 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar me thikë vëllain dhe motrën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.