Lajme

Vdekja e nënës 20-vjeçare në Gjirokastër, Gjykata pezullon dy mjekët

Gjykata e Gjirokastrës ka pezulluar nga detyre dy mjekët, gjinekolog dhe anestezist, pas vdekjes së nënës 20-vjeçare në maternitet, pas lindjes.

Është bërë ekzekutimi i vendimit penal i Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër, për caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, Dashamir Demiri dhe Kostandin Hido, në Gjirokastër, me arsim të lartë, me profesion mjek obstetër-gjinekolog pranë maternitetit “Dhimitër Çuçi”, Gjirokastër dhe mjek anestezist-reanimator pranë sipas rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”, njofton gjykata.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 13 nëntor 2020 ku Klea Muxhaj nga fshati Metoq i Sarandës, e martuar në Zhulat humbi jetën pasi solli në jetë një fëmijë me operacion.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button