Lajme
Britania arrin shifrat e pikut të pandemisë, 54 mijë infektime të reja brenda një dite

Britania shenoi rekord te ri i të prekurve me COVID duke arritur prane shifrave te diteve me te keqija te pandemise.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se ditën e djeshme u shënuan 54,674 të infektuar me Covid-19.
Kjo është një rritje tjetër nga 51,870 raste të reja të njoftuara një ditë më parë.
Rastet ditore të katër ditëve të fundit janë më të lartat e regjistruara që nga 15 janari.
Mes rasteve të reja është edhe Ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, por pa asnjë simptomë, ndërsa është vaksinuar që nga maji.
“Deri më tani simptomat i kam shumë të lehta”, u shpreh ai.
Britania të Shtunën regjistroi 41 vdekje nga 49 të premten.