Lajme

Dyshohet se u mbyt ditën e djeshme në Farkë, vijojnë kërkimet për trupin e 45-vjeçarit

Polumbarët dhe ekipet e shpëtimit kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm kërkimet për trupin e 45-vjeçarit, të denoncuar ditën e djeshme nga familjarët, se ishte mbytur në liqenin e Farkës në kryeqytet.

Polumbarët janë në kërkim të shtetasi B.H., 45 vjeç, ndërsa mësohet se edhe sot të pranishëm në kërkimet që po bëhen edhe në këto momente janë edhe familjarët e 45-vjeçarit.

Njoftimi:

“Tiranë/Informacion paraprak / Në Liqenin e Farkës, nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi B. H., rreth 45 vjeç. Është bërë njoftimi i polumbarëve për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhej në njoftimin e djeshëm të Policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button