Lajme
Panik në SHBA, të shtëna me armë gjatë ndeshjes së bejsbollit, 4 të plagosur

Katër persona u plagosën nga plumbat jashtë një stadiumi bejsbolli në Uashington, ndërsa po zhvillohej një ndeshje.
Spektatorët e ndeshjes midis Uashington Nationals dhe San Diego Pandres dëgjuan të shtënat. Incidenti çoi në pezullimin e ndeshjes.
Policia kishte raportuar fillimisht se dy persona ishin goditur nga plumbat jashtë stadiumit. Më vonë, në një postim të ri në Twitter, u njoftua se “dy persona të tjerë shkuan në spital me plagë plumbi”.
Dy reporterë të Agjencisë Franceze raportuan se dëgjuan dhjetë të shtëna. “Çështja është duke u hetuar dhe duket se nuk ka më asnjë rrezik,” tha policia.