Lajme
Goditi me thikë vëllanë e tij pas një sherri për pronën, arrestohet 32-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi pas një sherri për pronën ka qëlluar me thikë vëllanë e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. I., 32 vjeç, pasi për motive pronësie ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij shtetasin D. I., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.