Lajme

Një mëngjes i kripur apo i ëmbël, ja çfarë këshillojnë ekspertët

Kujdesi duhet të jetë maksimal për secilin vakt, por ai më i rëndësishmi është mëngjesi, pasi duhet t’ju falë energji për të përballuar ditën. Sipas të dhënave njeriu duhet të kujdeset që të konsumojë proteinë në mëngjes. Proteina gjendet edhe tek të ëmblat dhe të kripurat siç janë vezët, mishi, bishtajoret, kosi, tërshëra dhe arrat apo kosi me mjaltë. Ata rekomandojnë shmangien e një vakti të rënduar në karbohidrate apo brumëra, ndonëse petullat, një tost apo drithërat tingëllojnë si alternativa më e lehtë. Kur vjen puna tek yndyrnat dhe sheqernat, është e udhës të konsumohen alternativa të shëndetshme dhe jo të përpunuara.

Një shembull është mjalti në vend të sheqerit. Nëse ju pëlqejnë të ëmblat ju mund të konsumoni fruta pylli të cilat janë të pasura me antioksidantë. Nëse ju pëlqejnë të kripurat, ju mund të ushqeheni shëndetshëm duke ngrënë vezë, djathë, spinaq e ullinj. Sa i përket shijes, ekspertët thonë se përsa kohë ushqeheni shëndetshëm, ju mund të zgjidhni atë që kënaq oreksin tuaj.

Nëse dëshironi të eksperimentoni dhe të bëni një vlerësim mbi rolin e një mëngjesi të ëmbël apo të kripur ju mund ta bëni këtë mjaft lehtë. Për 2-3 ditë mund ta nisni ditën me ushqime të ëmbla dhe ditët e tjera të kripura. Gjatë këtyre ditëve mbani shënim nivelet e energjisë, përqendrimit dhe gjendjes fizike. Në këtë mënyrë do të jetë vetë trupi që do të tregojë se për çfarë ka nevojë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button