Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit ditën e sotme

Moti në vendin tonë ditën e sotme, do mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Sipas meteoalb, do të kushtëzojnë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë paradites dhe mbrëmjes, por rrebeshe shiu do ketë pas mesditë dhe gjatë orëve të pasdites.

Në zona të izoluara do ketë mini-stuhi breshëri dhe erë të fortë. Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga 13°C në zonat malore deri në 33°C në zonat e ulëta. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button