Lajme

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, kreu i KM: Mos harroni familjet

Sot besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin. Ashtu si çdo herë, kjo festë nis nga sheshet e qyteteve. Fjalimi i Hoxhës nisi që në mëngjes, që më pas pasoi me faljen e Bajramit. Për këtë ditë të shenjtë, ka folur kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu. Në fjalën e tij, ai bëri thirrje për më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.

Të dashur motra dhe vëllezër, sot jemi mbledhur për të festuar Kurban Bajramin, festa që simbolizon dashurinë e njeriut ndaj Zotit të Gjithësisë.

Kjo festë mbart kuptim dhe vlera të larta. Festat në Islam nuk janë festa konsumi, janë adhurim dhe gëzim njëkohësisht, Kurban Bajrami është festa që na kujton se sa e lartë duhet të jetë devocioni i njeriut ndaj Krijuesit të gjithësisë. Jeta e njeriut është një rrugë kalim nga kjo botë për në botën e përtejme.

Në shoqërinë e sotme moderne, jeta është shumë e vrullshëm, ngut për të arritur gjëra materiale edhe pse e dimë që ato nuk do i mbeten askujt. Dua të sjellë në vëmendje lënien në harresë të familjes, ditë si kjo e sotmja duhet të shërbejnë për të reflektuar. Ne shohim se si rastet te dhunës në familje rriten, kjo është e papranueshme, fjala divorc po kthehet në diçka normale për çiftet. Shqetësuese është sjellja ndaj prindërve.

Mos i lini vetëm, kujdesuni për ta. Këto fenomene janë kambanë alarmi të asaj që po vjen, ne e kemi detyrim ta ndalim atë, nuk ka rrugë tjetër përveç kthimit të vëmendjes te familja. Ne duhet ta ruajmë me fanatizëm familjen. Familja është bërthama e shoqërisë njerëzore. Ushqeni dashuri ndaj njëri-tjetrit, t’i lutemi Zotit të na udhëzojë në rrugën e drejtë”, tha ai”, tha Spahiu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button