Lajme

Erdhi nga Gjermania për të shitur kokainë në Durrës, arrestohet 28-vjeçari, pranga edhe dy të tjerëve

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe shtetasi A. Xh., 28 vjeç, banues në Gjermani, pasi në lagjen nr.1, Durrës, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Njoftimi i plotë:

Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. B., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar urdhër-ndalimi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr.13 Durrës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button