Lajme

Nuk ka më masa kufizuese në Mykonos, qeveria heq orën policore dhe rihap lokalet e natës

Turistët që janë të interesuar që të shkojnë në Mykonos, marrin një lajm të mirë. Mësohet se qeveria greke ka vendosur që të shfuqizojë masat që mori 3 ditë më parë, në ishull. Sipas vendimit të ri të qeverisë, nga 26 korriku, do të lejohet muzika dhe rihapen restorantet e lokalet.

Po ashtu do të hiqet dhe ora policore e cila tani është 01:00 pas mesnate. 24 orët e para të masave të rrepta kanë sjellë edhe impaktin tek rastet me COVID-19, por gjithsesi situata do të jetë në monitorim dhe qeveria greke më pas do të dalë me njoftimin zyrtar.
Kujtojmë se qeveria mori këtë vendim për shkak të mosrespektimit të masave nga turistët në ishullin kozmopolitan, festat e shfrenuara dhe grumbullimet në klubet e natës apo restorantet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button