Bota

Sulm me bombë në Irak, vriten 35 persona, plagosen 60 të tjerë

Në Irak është regjistruar një sulm me bombë, ku për pasojë kanë ndërruar jetë 35 persona dhe janë plagosur 60 persona. Mësohet se ngjarje ka ndodhur në kryqytet, Bagdad, teksa qytetarët po bënin pazare për Festën e Kurban Bajramit.

Burimet spitalore paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike. Lajmin e dha presidenti i Irakut, Berham Salih. “Me një krim të tmerrshëm që shënjestroi civilët në Sadër Siti, në prag të Bajramit… ne nuk do të pushojmë derisa terrorizmi të çrrënjoset”, shkroi ai në Twitter.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button