Show-Biz

U gjobit nga policia se shkeli orarin policor, Irma Libohova: Njerëzit duan të argëtohen

Irma Libohova ka bërë thirrje së fundmi që të zgjatet ora policore. E ftuar në për emisionin ‘Ora verore’, këngëtarja tha se është gjobitur nga policia dhe kjo e ka revoltuar.

“Vera ime është plotë dhe do ishte shumë më bukur sikur të na e lëshonin orarin e kufizimeve, sepse e kemi shumë të limituar.Tani errësohet në orën 21:00, atëherë kur i bie të fillojë muzika? Është verë nuk është dimër, duhet të zgjatet orari pak më shumë. Nuk është çështje lekësh. Janë njerëzit që duan të këndojnë, të argëtohen.

Do doja shumë të ishte më i gjatë orari. Të paktën orarin e kufizimit me makinat. Të na lejojnë deri në orën 01:00, 02:00 të mëngjesit. Duam të bredhim nga një vend në tjetrin dhe nuk kemi mundësi. Me të drejtë policia na ndalon e na vendos gjobë. Nëse unë e shkel rregullin, duhet të gjobitem e para”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button