Lajme

Iu gjetën 10 doza kokaine në shtëpi, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

VLORË- Një 46-vjeçar është arrestuar në qytetin e Vlorës sepse i gjetën 10 doza kokainë. Mësohet se në pranga ka rënë D. H., 46 vjeç, banues në Vlorë.

Burimet zyrtare nga Policia e Shtetit njoftojnë se sasia e kokainë prej 10 dozash i janë gjetur në banesën e tij në lagjen “Bashkimi”.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Bashkimi”, gjatë kontrollit personal dhe kontrollit të ushtruar në banesës e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 10 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë”, njofton Policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button