Bota

Moti i keq “pushton” Kinën, rrezikon të çahet diga, mijëra persona të braktisin shtëpitë

Shira të rrëmbyer dhe stuhi të furishme kanë “pushtuar” Kinën, duke detyruar mijëra persona të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa 12 janë raportuar të vdekur.

Ndërkohë, si pasojë e prurjeve të fundit, ushtria ka dhënë alarmin se një digë në Kinën Qendrore mund të shkatërrohet në çdo moment. Pak ditë më parë, dy diga u shembën, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme serioze.
Sipas ushtrisë, diga Yihetan në Luoyang ka pësuar një çarje prej 20 metrash, duke sjellë frikë për 7 milionë personat e këtij qyteti.

Ndërkohë, me dhjetëra qytete janë bllokuar për shkak të përmbytjes së rrugëve, ndërsa qindra persona raportohen të zhdukur edhe shumë fluturimet janë anuluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button