Kosova
Ra nga ballkoni i katit të pestë, kush është ish- zyrtarja kosovare që gjeti vdekjen mëngjesin e sotëm

Publikohet fotoja e Arzie Nuhiu, aktivistja e Gruas Demokratike dhe degës së PDK-së në Gjilan, e cila gjeti vdekjen ditën e sotme. Atë e bëri publike PDK, përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa ngushëllon familjen.
Aktiviste e devotshme dhe e përkushtuar, dashamirëse dhe punëtore. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë Arzien, e cila dha kontribut të madh edhe gjatë periudhës së angazhimit si asambliste e PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Nuhiu, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Arzies. Dritë pastë shpirti i saj”, thuhet në telegram.
Më herët policia tha se Nuhiu dyshohet se ka rënë nga ballkoni i katit të 5.