Lajme

Tragjike! Po festonin ditëlindjen e djalit, mbytet në liqen familja në Turqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi. Mësohet se 5 anëtarë të një familjeje, humbën jetën pasi u mbytën në liqenin e Damit Derinöz në Amasya. Ngjarja ndodhi pasi po festonin ditëlindjen e djalit 3-vjeçar.

Levent Cenik së bashku me motrën e tij 9-vjeçare Havvanur në ditën e ditëlindjes u futën në liqen ku dhe u mbytën. Bashkë me ta humbën jetën edhe tre anëtarë të tjerë të familjes, të cilët u futën në liqen për t’i shpëtuar. Bëhet fjalë për gjyshen e fëmijëve 50 vjeçe, xhaxhain 19 vjeç dhe tezen e tyre 28-vjeçe. Kur ekipet e kërkim-shpëtimit në vend nxorën trupat e viktimave, shkruajnë mediat vendase, Levent dhe motra e tij kanë qenë duke mbajtur shtrënguar duart e njëri-tjetrit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button