Sport

Italiani ngre në piedistal ish- portierin milanist: Donnarumma është kampioni i Azzurrëve

Ish-kapiteni i Italisë, Fabio Cannavaro ka thënë se nënshkrimi i ri i Paris Saint-Germain, Gianlugi Donnarumma është lojtari më i mirë që ka Italia. Kujtojmë se Donnarumma mori shumë lëvdata pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020 dhe i fundit që e lavdëroi ishte pikërisht ish-kapiteni i Italisë, Cannavaro.

Donnarumma është kampioni i vërtetë i kësaj skuadre të Azzurrëve. Jam i befasuar që, para Euros, dikush mendonte se ai ishte një portier mesatar.

Nuk ka asgjë mesatare në Gigion, thjesht mendoni për qetësinë që ai ka në moshën 22-vjeçare. Ai do të jetë portieri më i mirë për 10-15 vitet e ardhshme. Jam i lumtur që Giorgio Chiellini ngriti trofeun. Ai ishte në tribuna për të parë Finalen e Kupës së Botës 2006 dhe unë gjithashtu luajta me të. Unë me të vërtetë e respektoj Giorgion”, tha Fabio Canvara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button