Lajme

Hamburg, shpërthen revolta në aeroport, 16 makina policie për të qetësuar shqiptarët

250 pasagjerë, përfshirë fëmijë e të moshuar, pritën 24 orë për të marrë avionin në aeroportin e Hamburgut në fillim të korrikut, shkruajnë mediet gjermane.

Pasagjerët zbuluan se avioni i tyre drejt Tiranes kishte pësuar defekt teknik dhe fluturimi do të shtyhej për ditën tjetër. Vendimin për këtë e kishte marrë Autoriteti kundër Zhurmave. Ditën tjetër edhe avioni që mbërriti nga Tirana ishte me shumë vonesë, e nuk u lejua të fluturonte natën.

Vonesa e madhe ngjalli pakënaqësi tek udhëtarët që nisën të ngrenë zërin e të ankohen. Te revoltuar, ata thanë se për shkak të këtyre zvarritjeve, do t’u duhej veç të tjerave të përsërisnin dhe testin e koronavirusit, i cili u skadonte. Punonjësit e sigurisë së aeroportit thirrën për ndihmë policinë e Hamburgut, që dërgoi atje plot 16 makina.

Pas negociatash të zgjatura, avioni u nis më në fund në fluturim orët e para të mëngjesit të 6 korrikut, thuhet në artikull. Ngjarja ka ndezur debate të forta si për sa i takon sigurisë në aeroporte, edhe për ndalimin e bërë fluturimeve gjatë natës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button