Lajme

Pretenduan se veshjet të mbronin nga koronavirusi, kompania australiane gjobitet me 5 mln dollarë

Një firmë australiane veshjesh është gjobitur me 5 milionë dollarë pasi pretendonte se veshjet e saj parandalonin përhapjen e koronavirusit.

Kompania Lorna Jane publikoi një reklamë ku thuhej se veshjet e saj ishin të ndërtuara me një teknologji të tillë të quajtur “LJ Shield” e cila parandalonte të gjithë bakteret të depërtonin në trup.

Sipas BBC, një jurist australian thotë se pretendimet e kompanisë janë të paprovuara dhe të rrezikshme. Pas kësaj deklarate, e ka pranuar dhe vetë kompania.

Një zëdhënëse e Lorna Jane thotë se kompania është mashtruar nga furnizuesi i saj i cili pretendonte të njëjtën gjë, madje duke u shprehur se të gjitha kompanitë e tjera në Australi po furnizohen nga këto veshje.

“Na bënë të besojmë që teknologjia ‘LJ Shield’ po shitej në të gjithë Australinë, në SHBA dhe Kinë dhe ishte anti-bakteriale. Ne menduam që këtë risi t’ua jepnim edhe klientëve tanë” – tha zëdhënësja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button