Lajme
Zjarri shkrumbon kodrën me ullinj në Sarandë

Një zjarr masiv ka përfshirë një kodër me ullinj në fshatin Shelegar të Sarandës. Në pamjet e siguruara duket se zjarri rrezikon dy banesa që janë pranë vatrës.
Banorët e fshatit me mjete rrethanore dhe zjarrfikësja po punojnë për shuarjen e zjarrit, që nuk dihet nëse ishte i qëllimshëm, ndërsa dëmi është i konsiderueshëm.