Lajme

Goditi gjyqtarin gjatë ndeshjes, dënohet me 10 muaj burg 30 vjeçari në Sarandë

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 10 muaj burg Angjelo Hamitin, 30-vjeçarin që goditi arbitrin gjatë një ndeshje të zhvilluar në Delvinë. Ai u shpall fajtor për veprat penale: “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, kryer në ambiente sportive dhe në rrethana rënduese” dhe “veprime të dhunshme në aktivitetet sportive me pasojë moszhvillimin e aktivitetit sportiv, kryer në rrethana rënduese”.

Hamiti u dënua për ngjarjen e ndodhur në 20 dhjetor të vitit të shkuar, në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë të Futbollit. Luhej sfida Delvina – Albpetrol në kuadër të javës së shtatë, teksa në minutën e 12-të të takimit, tifozët nisën të gjuajnë me gurë pas një goditje këndi të akorduar për Albpetrolin.

Njëri prej tyre, konkretisht Hamiti, kapërcen rrethimin e fushës dhe godet arbitrin. Ndeshja u ndërpre, ndërsa autori u procedua penalisht. Së fundmi, Gjykata e Sarandës ka dhënë verdiktin përfundimtar duke e dënuar me 10 muaj heqje lirie.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button