Lajme
Përndiqte dhe shqetësonte të miturën në telefon, pranga 18-vjeçarit në Shijak

Një 18 vjeçar me iniciale E.D. është arrestuar nga policia e Shijakut pasi akuzohet se ka përndjekur dhe shqetësuar në telefon një të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 18 vjeç, banues në Shijak, pasi ka përndjekur dhe shqetësuar në telefon një shtetase të mitur”- thuhet në njoftimin e Policisë.